E fundit/ Bëhen të ditura rezultatet e testeve të Tiranës, bardheblutë të pastër kundër Tbilisit

FSHF-ja ka bërë të dituara pak më parë përgjigjet e testimeve për Covid-19, të cilave u janë nështruar pjesëtarët e klubit të Tiranës. Bardheblutë kanë rezultuar të pastër nga Koronavirusi dhe janë të gatshëm kështu të udhëtojnë për në Gjeorgji, atje ku i pret Dinamo e Tbilisit në raundin e parë të kualifikueseve të Champions League.

UEFA ka treguar se rastet pozitive në skuadër mund të bëjnë që klubet t’i thonë lamtumirë rrugëtimit të tyre në Europë dhe shembulli ishte Drita e Gjilanit. Por Tirana mund të qendorjë e qetë në këtë aspekt. FSHF ka punuar që Gjeorgjia të pranonte protokollin sanitar të miratuar nga UEFA, prandaj bardheblutë mund të mjaftohen vetëm me testimet e kryera në Shqipëri, duke mos iu nënshtruar sërish tamponit në Tbilis./Halit Delibashi Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Skuadra e KF Tiranës ka rezultuar e gjitha negativ pas kryerjes së testeve për COVID-19 dhe do të udhëtojë të martën në mëngjes drejt Tbilisit për ndeshjen e Champions League.

Lajmi i mirë është konfirmuar sot pas marrjes së përgjigjeve të analizave për lojtarët, stafin teknik si edhe pjesëtarët e delegacionit që do të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë për ndeshjen Dinamo Tbilisi- KF Tirana që do të luhet të mërkurën në orën 19:00.

Pas komunikimeve të vazhdueshme dhe këmbënguljes së FSHF-së u bë e mundur që pala gjeorgjiane të binte dakord për protokollin sanitar të miratuar më parë nga UEFA, duke marrë parasysh dhe masat kufizuese të vendosura nga qeveria e Gjeorgjisë.

Kësisoj, KF Tiranës do t’i mjaftojnë vetëm përgjigjet e analizave të kryera në Shqipëri për të udhëtuar drejt transfertës së Champions dhe nuk do të ketë nevojë për testime të mëtejshme me të mbërritur në Tbilisi. Me të mbërritur atje skuadra kampione e Shqipërisë do të stërvitet normalisht dhe do të kryejë të gjitha përgatitjet e duhura për ndeshjen e parë të turit kualifikues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *