E FUNDIT/ Befasia e Kastriotit që “i ndalon futbollin” Tiranës duke e mundur, Laçi mund pastër Kukësin dhe afron vendin e parë

Laci ka arritur që të fitojë derbin ndaj Kukësit me shifrat 3-0. Me një stadium të tej mbushur, kurbinasit ishin fantastik. Pjesa e parë ishte e gjitha e dominuar nga vendasit që gjetën rrjetën dy herë me anë të Malotës dhe Adeleke. Në të dytën verilindorët kërkuan t’i afroheshin portës, pa rrezikuar seriosiht portierin kundërshtar. Për të mbyllur llogaritë mendoi Zylfiu në minutën e fundit. Kështu Laçi është afruar me tre pikë nga vendi i parë.

Befasia e vërtetë erdhi nga Kastrioti që mundi Tiranën kryesuese. Kaina gjeti dy golat e parë në Superiore dhe të dy erdhën ndaj bardhebluve. Ekipi i Shehit dukej tërësisht jashtë loje përgjatë 90 minutave. I vetmi gol i realizuar për Tiranën erdhi nga 17-vjeçari Nikqi, që devijoi topin e goditur nga Totre në goditjen e dënimit për të ngushtuar diferencat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Kastrioti – Tirana 2-1 Kaina 13′, 82’/ Nikqi 86′

86′ Gool! Nikqi ekzekuton goditjen e dënimit dhe prekja e lehtë e Nikqit përfundon në rrjetë. 17-vjeçari i Tiranës hap gjithçka.

82′ Goool! Tjetër gol nga Kaina që në brendësi të zonës godet saktë dhe gjen cepin e rrjetës, Tirana duket e dorëzuar.

13′ Goool! Pas një goditje dënimi dhe devijimi me kokë te Selmanit ka rrëmujë në zonën e Tiranës. Kaina e ka të thjeshtë të shënojë me kokë.

Kastrioti: Sali, Neziri, Selmani, Husein, Rami, Karakaçi, Zogaj, Basha, Hasani, Greca, Kaina

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Najdovski, Përgjoni, Hoti, Toli, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva

Laçi – Kukësi 3-0 Malota 8′, Adeleke 40′, Zylfiu 90′

40′ Pasim fantastik i Deliut për te Adeleke që afër zonës e ka të thjeshtë të mposht Tafas, Laci-Kukësi 2-0.

8′ Gool! Krosimi fantastik i Mazrekajt nga goditja e dënimit dhe Malota dërgon me kokë topin atje ku Tafas nuk shkon dot.

Laçi: Dajsinani, Ziko, Malota, Velkovski, Roganoviç, Deliu, Shehu, Ujka, Mazrekaj, Adeleke, Velija

Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, De Lukas, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Basha, Musta, Shkurtaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online