E FUNDIT! Arsenali shpallet kampion pas 22 viteve, më në fund pak qetësi edhe për Artetën

Tashmë është zyrtare. Arsenali është kampioni i Premier League-s për sezonin 2025/26. Manchester City ka barazuar sot me shifrat 1-1 me Bournemouth-in, çka do të thotë se diferenca mes vendit të parë dhe të dytë tashmë është 4 pikë. Një diferencë që i siguron Arsenalit trofeun një javë përpara fundit të kampionatit.

Një moment që tifozët e klubit londinez e kanë pritur mjaft gjatë, për plot 22 vite. Pikërisht në vitin 2004 ishte hera e fundit që “topçinjtë” festonin fitimin e titullit kampion. Më në fund pak qetësi edhe për Mikel Artetën. Trajneri spanjoll po shijon sot frytet e punës së tij disa vjeçare, e cila shpesh është kritikuar për shkak të mungesës së trofeve. Tashmë vëmendja zhvendoset e gjitha në Budapest, atje kur më 30 maj Arsenali do të synojë të shtojë në kabinetin e tij edhe kupën e Champions Leage-s./Sport Ekspres/