Maska, solucion dhe para kanë qenë donacionet e futbollistëve në këto moment për spitalet e qytetit. Italia është duke përjetuar një nga situatat me delikate të përhapjes së koronavirusit pasi numri i viktimave sa vjen dhe rritet. Në shenjë solidariteti mijra qytetarë dhe tifozë janë bashkuar thirrjeve për të duartrokitur mjekët dhe infermierët të cilët po luftojnë me virusin vdekjeprurës.
Së fundmi një dhuratë mjaft e çmuar për nga mënyra e dhurimit i është bashkuar spitalit të Bergamos. Sulmuesi i Atalantës Josep Iliçiç nuk e ka mbajtur më gjatë topin që fitoi në atë natë të çmendur të 1/8 në Champions. I cilësuar si topi i pokerit të golave dhe që vulosi një histori për skuadrën e Atalantës, tashmë do të shërbejë si objekt frymëzimi për mjekët dhe pacientët e qytetit.
“Edhe ne pranë jush, engjëjt tanë, për të fituar ndeshjen më të rëndësishme. Bergamo është për ju #MolaMia”- ka qenë mesazhi që ka përcjell Iliçiç në këtë donacion i cili jep shpresë se qyteti do të ketë fitore të tjera./Sport Ekspres