“E fajësoj vetëm për një gjë”! Trajneri në Çeki tregon problemin e Eneo Bitrit: Do ta rregullojmë, por në mbrojtje është shumë i mirë

Eneo Bitri ka arritur që të fitojë vendin e titullarit te Ostrava. Shumë vështirësi në përshtatje për mbrojtësin shqiptar, i cili tani duket se i ka rritur pikët vetes, veçanërisht me golat e shënuar. Menjëherë pas ndeshjes së djeshme të humbur ndaj Mladas me shifrat 1-0, trajneri i Ostravës, Pavel Hapal, ka folur për Bitrin.

“Ju gazetarët nuk i dini të gjitha gjërat. Bitri kishte shumë probleme shëndetësore në fillim, e shqetësonte shpina. Tani po përmirësohet ndeshje pas ndeshje, po duket shumë në formë. E fajësoj pak Bitrin vetëm se ndonjëherë bën pasime më të ngadalta. Do të punojmë për këtë, por në mbrojtje është shumë i mirë”, tha Hapal. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *