E duan në stol për t’i shpëtuar sezonin, De Biasi pranë ribashkimit me lojtarin e Kombëtares

Humbjet e njëpasnjëshme dhe vendi i fundit në kampionat kanë bërë që drejtuesit e Spalit të mendojnë për një tjetër emër në stolin e tyre. Humbja e sotme në kampionat kundër Sasuolos duket se i ka dhënë fund durimit të klubit me trajnerin aktual, i cili mund të mos e ketë të gjatë kohën në pankinë.

Për të zëvendësuar Semplicin, Spal po shqyrton profilin e ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, por objektivi mbijetesë mbetet misioni vështirë për t’u përmbushur. Ky i fundit momentalisht nuk është duke drejtuar asnjë klub apo Kombëtare, megjithëse u përfol së tepërmi kohët e fundit për t’u rikthyer sërish në stol, ndërsa ishte shumë pranë Kombëtares së Iranit.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, De Biasi shihet si favorit për të marrë postin e trajnerit te Spal, teksa konkurent do të ketë edhe Delio Rossin, që më parë ka trajnuar skuadra si Fiorentina, Atalanta apo edhe Lazio. Megjithatë, nëse De Biasi hedh firmën në kontratë me klubin italian do të kishte edhe një ribashkim me një prej lojtarëve që po ai vetë e zbuloi, Etrit Berishën./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *