“E dua Valverden në jetën time”! Tjetër postim provokues nga Casillias, tifozët janë të bindur që është homoseksual dhe tani nuk duan më shpjegime

Portieri legjendar i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle, Iker Casillas, ka ndezur sërish diskutimet në Twitter me postimin e tij. Javën e kaluar, publiku u trondit kur në llogarinë e tij zyrtare u shfaq mesazhi ku shkruhej: “Unë jam homoseksual, shpresoj të më respektoni”.

Pas njoftimit, Casillas pretendoi se profili i tij në Tëitter ishte hakuar, se ai nuk është homoseksual dhe se i vjen sinqerisht keq nëse ka ofenduar në çfarëdo mënyre popullatën LGBT. Për shkak të gjithçkaje që ndodhi, Casillias u kritikua shumë nga ky komunitet, që tani ka një tjetër arsye për t’u marrë me legjendën e Realit.

Pas përfundimit të El Clasico-s në të cilën Reali mposhti Barcelonën, Casillas ka shkruar Twitter: “E dua Fede Valverde në jetën time”, duke iu referuar atij super goli të shënuar. Por ky postim shkaktoi komente të shumta nga tifozët, të cilët tashmë janë të bindur se legjenda e Realit është vërtet homoseksual dhe tani nuk ka më nevojë të shpjegojë asgjë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *