E doni kampionatin në tavolinë? Flet drejtori sportiv i Tiranës: Ta fitojmë në fushë, kontratat e lojtarëve do të rregullohen kështu

Arbi Laçi ka qenë i ftuar në “Fan Zone”, atje ku ka folur për zgjidhjen e problemeve të shkaktuara nga Koronavirusi në futboll. Kështu një problem i madh janë lojtarët që u skadon kontrata në qershor, kohë kjo e cila do të jetë për vazhdimësinë e kampionatit.

Në fjalët e tij, Arbi ka thënë se do të ketë një zgjatje të kontratës deri në mbylljen e kampionatit. Ndërsa pyetja nëse kërkohet titulli në tavolinë apo fushë, ka vetëm një përgjigje.

A do t’ju pëlqente më shumë një titull kampion i fituar në fushë, apo një i vendosur në tavolinë, duke iu referuar renditjes aktuale?

Natyrisht që jemi në kushtet e një pandemie globale dhe mendimi i parë është që gjithçka të kalojë sa me shpejt dhe të rikthehet normaliteti në jetë. Më pas duam të rikthehet normaliteti edhe në futboll e të vijojmë të luajmë deri në fund, pasi jemi në vitin e 100-vjetorit dhe do të donim ta fitonim titullin në fushë, duke qenë se i kemi të gjitha mundësitë.

Ju erdhi keq që futbolli u ndal në një moment mjaft të mirë për Tiranën?

Është e vërtetë që po kalonim një moment të mirë, por në kushtet që u krijuan, ishte e pamundur të vazhdohej dhe ne e kuptojmë mirë që shëndeti i njerëzve është mbi gjithçka. Besoj se I kemi të gjitha mundësitë të bëjmë të njëjtën paraqitje edhe kur të rikthehet normaliteti e të vijojnë ndeshjet.

Do ishin pro një Play Off-i për titullin, duke qenë se kështu keni një distancë sigurie në krye, që do të kompromentohej?

Ashtu siç e thashë edhe më herët, ne duam që të rikthehet normalitetit dhe të përfundojmë kampionatin rregullisht, me shpresën që të festojmë edhe titullin. Ky është një rast i paprecedentë dhe si i tillë, mund të pranojmë çdo lloj opsioni që do të zgjidhet, pasi do të jetë i njëjtë për të gjithë, jo vetëm për Tiranën.

Kohët e fundit ka dalë në pah çështja e kontratave, pasi shumë lojtarëve u përfundon në fund të majit apo në fund të qershorit dhe kjo mund të ndikojë nëse kampionati del përtej këtyre afateve. Si është situate te Tirana?

Këtu te ne k akontrata të ndryshme dhe natyrisht edhe nga ato që përfundojnë më herët, por po shohim mundësinë e një zgjatjeje të bashkëpunimit, deri në përfundim të kampionatit, që do të shënjojë edhe fundin e sezonit. Mendoj se në këtë pikë duhet një zgjidhje më gjithëpërfshirëse, pasi nuk preket vetëm Tirana, por të gjithë klubet europiane. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online