“E dinim që sot do ishte ndeshje me nerva dhe tension”, Gvozdenoviçi kënaqet me fitoren: Tani duam vetëm pikët

Mbrëmjen e sotme janë luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 13 të “Abissnet Superiore”-s. Vllaznia ka barazuar me rrjeta të paprekura kundër Laçit, ndërsa Skënberbeu ka marrë tre pikë mjaft të vlefshme në Korçë. Bardhekuqtë kanë mposhtur Teutën me shifrat 3-1 dhe tashmë shkojnë në vendin e 4-t në renditjen e kampionatit shqiptar. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Gvozdenoviç (Skënderbeu): “Jam shumë i kënaqur. E dimin që sot do bënim një ndeshje me shumë nerva dhe tension. Kjo sepse edhe Teuta kishte nevojë për pikë dhe do luftonte fort. Këto janë shumë të rëndësishmë, kështu që bravo për çunat. Të them të drejtën, goli i parë nuk ishte gabim. Erdhi nga një aksion i bukur dhe nga një krosim i bukur. Goli i dytë ishte me penallti, por edhe penalltia është pjesë e futbollit. Goli i tretë ishte me fat. Tani jemi vetëm për pikët.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *