“E dinim që mbrojtja e Polonisë ishte rrëmujë“, anëtari i stafit të Çekisë: Kishin aq vetëbesim sa nuk erdhën në stërvitjen para ndeshjes

Republika Çeke surprizoi polakët në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikueset për Euro 2024. Vetëm 3 minuta lojë dhe rezultati shënonte 2-0 për çekët. Këta të fundit fituan ndeshjen me shifrat 3-1, duke lënë të shokuar ekipin polak. Tomas Pesir ka treguar së fundmi për “Sport.cz” detaje mbi këtë sfidë. Anëtari i ekipit kombëtar të Çekisë është shprehur se kishin informacion për mungesë kimie në dhomën e zhveshjes së Polonisë, ndërsa më pas tregon edhe vetëbesimin e tepruar të kundërshtarëve, të cilët nuk zhvilluan as stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes.

“Kishim informacion se nuk kishte ende kimi në ekip. E dinim që mbrojtja e tyre dhe rezervat ishin rrëmujë. Prandaj shpresuam se do të ishim më mirë, dhe ashtu ishim. Para ndeshjes është një stërvitje zyrtare në stadium. Polakët ishin kishin aq shumë vetëbesim sa nuk erdhën (për stërvitjen). U ndjenë shumë të rehatuar.

Doja të flisja me personat nga federate tjetër, por nuk pata kontakt me asnjë. Santosi i dha dorën Jaroslav Silhavit pas ndeshjes dhe u zhduk. Mendoj se ishin të frikësuar nga reagimi negative i medas pas humbjes”, ka treguar Tomas Pesiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online