Barcelona ka mbërritur në Itali një ditë përpara se të zbresë në “San Paolo”, ku do të luajë aktin e parë të kualifikimit ndaj Napolit. Trajneri Setien së bashku me Pique kanë dalë përpara gazetarëve për të shuar kureshtjen e tyre. Në këtë konferencë, mbrojtësi katalanas i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes lidhur me skandalin që preku Barcelonës, viktimë e të cilit ishte edhe lojtari spanjoll. Ky i fundit iu drejtua para disa ditëve një gazetari me fjalët “marijonetë”, ndërsa në prag të sfidës me Napolin shprehet se nuk kishte të bënte me një mesazhdrejtuar udhëheqësve të klubit blaugrana:
“Ju e dini se çfarë janë marionetat. Këtu i njohin sepse janë pjesë e komedisë italiane. Në atë rast mendova se gjërat po evoluonin dhe donin të manifestoheshin. Por ky nuk ishte një mesazh për udhëheqësit. Të gjithë drejtuesit kanë njerëz me mendje të ngjashme që u kalojnë informacione. Por është në rregull, të gjithë e bëjnë këtë, është normale. Kur kalohen caqet dhe ndodhin gjëra në inatin e dhomave të zhveshjes, atëherë thjesht kthejmë faqen dhe përqendrohemi në futboll. Nuk ishte diçka e rëndësishme”, ka deklaruar Pique./Sport Ekspres/