E dinë shumë mirë se kë përfaqësojnë ndaj Dinamos së Zagrebit, lojtari i Shkupit: Krenari, jemi të vetmit shqiptarë që mbetëm në Champions League

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, arriti një rezultat fantastik në Kroaci, përballë gjigandëve të Dinamo Zagreb, duke barazuar me rezultatin 2-2. Skuadra shqiptare do të shkojë në ndeshjen e kthimit me të gjitha mundësitë e kualifikimit, teksa një fitore minimale do t’i kalonte në turin e tretë të Uefa Champions League.

Në ndeshjen e kthimit në Shkup pritet të ketë një “dyndje shqiptare” çka do ta motivojë skuadrën e kampionëve të Maqedonisë së Veriut. Mbrojtësi me origjinë shqiptare, Blerton Sheji në një intervistë ka deklaruar se me tifozët e shumtë në stadium kjo skuadër do të provojë gjithcka.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Të gjithë janë të motivuar. Duam të japim gjithçka për të arritur në grupet e kompeticioneve evropiane. Do të ishim pjesë e historisë, unë personalisht ndjehem shumë krenar kur shoh që jemi të mbështetur nga të gjithë shqiptarët, sepse jemi i vetmi klub shqiptar që garojmë në Champions League dhe kjo mbështetje më jep një arsye më shumë për të dhënë më të mirën time“, deklaroi Sheji. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *