“E dija që kisha në dorë lojtar të rëndësishëm“, ish-trajneri kujton Asllanin: I aftë për të luajtur në nivelin e lartë

Antonio Busce ka folur për “SportItalia”-n, ku ka komentuar dy talentet që ka drejtuar te moshat e Empolit. Bëhet fjalë për Baldanzi-n dhe Kristjan Asllanin. Trajneri italian është shprehur se që në vitet e para që ka trajnuar mesfushorin shqiptar, e ka ditur se kishte në dorë një lojtar të rëndësishëm. Sa i përket aktivizimit të pakët, Busce thekson se nuk është e lehtë të luash menjëherë në një klub si Interi.

“Asllani dhe Baldanzi? Në vitet në të cilat kam trajnuar këta lojtarë, e dija se kisha në dorë lojtarë të rëndësishëm, pra të aftë për të luajtur futboll të nivelit të lartë. Me talente duhet t’i stërvitni, t’i bëni të përmirësohen. Asllani po luan pak më pak sepse është në një klub tjetër. Nuk është e lehtë për Interin të luajë menjëherë në sezonin e parë”, ka thënë Antonio Busce./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online