“E di që prandaj vijnë njerëzit në stadium”! Kritika për rezultatin e ngushtë, trajneri i Sherifit: Po luanim me një rival, ishte Teuta para

Sherif Tiraspoli e ka mundur edhe në ndeshjen e kthimit Teutën duke ia dalë në shifrat 1-0. Por në ndryshim nga hera e fundit nuk kishte rezultat të thellë, pasi durrsakët u mundën 0-4 në shtëpi. Kjo ka sjellë edhe disa kritika për trajnerin e Sherif Tiraspol, Yuri Vernidub, pasi sipas mediave skuadra duhet të bënte më tepër. Ndërkohë përgjigja e teknikut ishte se po luhej ndaj një rivali në fushën e lojës dhe energjitë janë kursyer për në ndeshjet e tjera.

“Doja të ishim më mirë, por kur ndeshja e parë përfundoi 4:0, kishte nevojë për të kursyer energji. Plus, goli erdhi shumë shpejt. Ne kemi luajtur për një kohë të gjatë. Dhe bëhej fjalë për diferencën prej pesë golash. E kuptova këtë, kështu që duhej të kontrollonim topin. Sigurisht që duhet të luash. Njerëzit vijnë në stadium për këtë gjë, u thashë edhe lojtarëve.

Unë gjithmonë dua më shumë. Por ju e kuptoni që kemi një rival para nesh. Teuta është një ekip shumë i mirë, ata dinë ta kontrollojnë topin. Megjithëse, sot ata nuk krijuan shanse. Ishte një herë kur ata goditën në portë”, tha Vernidub. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *