“E di që jam i ri”, Andrea Pirlo flet luhatjet te Juventusi

Juventusi nuk është ai i viteve të kaluara dhe trajneri Pirlo është koshient për këtë situatë. Mbrëmjen e kaluar, bardhezinjtë fituan 3-0 ndaj Dinamos së Kievit, por nuk treguan dominimim absolut, teksa kishin problem edhe me mbajtjen e topit. Në intervistën pas ndeshjes Pirlo u shpreh se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, por e di se mungesa e eksperiencës është e dukshme.

“Nuk kam parë ndonjë skuadër të dominojë për 90 minuta, ndodh që edhe duhet të mbrosh. Nuk mund ta kesh gjithmonë topin dhe ndonjëherë edhe mund të vuash. Unë vazhdoj punën time, si gjithmonë. E di që jam i ri dhe këtë e dinë edhe të tjerët, por po përmirësohem ditë pas dite.”

Megjithatë, pavarësisht perfomancave jo dominuese në Champions League, Juventusi do të luajë ndeshjen finale ndaj Barcelonës në “Camp Nou” ku do të kërkojë të përmbysë rezultatin 0-2 në mënyrë që të sigurojë vendin e parë në grup. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *