“E di që duket budallallëk, Reali ka shkuar 28 herë në finale”! Hummels: Një gabim dhe Reali ndëshkon siç ka bërë për 100 vite radhazi

Matts Hummels ishte shumë krenar për ekipin e tij, pavarësisht humbjes së finales së Champions League kundër Realit. Mbrojtësi i gjermanëve ka treguar statistikat e ekipit spanjoll, që e ka kthyer këtë kompeticion në “shtëpinë e tij”.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe kundër Realit. E di që duket budallallëk, por jam shumë krenar për ekipin tim. Kemi luajtur ndaj një ekipi që ka qenë në finalen e Champions League 28 herë. Dhe pastaj ne bëjmë vetëm një gabim të vogël dhe Reali shënon menjëherë, siç kanë bërë për 100 vite me radhë. Ne kishim katër mundësi të arta dhe njëra prej tyre duhej të shkonte në rrjetë”, tha Hummels. /Sport Ekspres/