Granit Xhaka është thirrur nga Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022. Mesfushori i Arsenalit është një titullar i padiskutueshëm tek përfaqësuesja helvete, duke mbuluar pozicionin e mesfushorit. Mësohet se personi që e ka shoqëruar Granitin është i vëllai i tij, Taulant Xhaka.
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare që këtë mungon prej dëmtimit te kuqezinjtë, Taulant Xhaka, ka vendosur ta shoqërojë vëllain e tij me një super makinë të shtrenjtë të tipit “Lamborxhini”. Në makinë ishte dhe babai i tyre, i cili ka shijuar udhetimin mjaft luksoz duke e dërguar Granitin në grumbullimin e Kombëtares. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/