E çuditshme/ U gëzuam për dënimin e Hungarisë, por i jep efektin e kundërt kur luan pa tifozë në stadium

Nga Klaudio Ndreca

Hungaria do të dënohej nga UEFA për shkakun e koreve ra.ciste ndaj Anglisë dhe për këtë arsye nuk do të ketë tifozë ndaj Shqipërisë. Kjo u mendua si heqja e pengesës së vetme në këtë transfertë. Kjo pasi dihet mbështetja që i japin tifozët Kombëtares së tyre dhe futbollit vendas, duke shkaktuar jehonë të madhe në stadiumin e tejmbushur.

Por nëse në Shqipëri e mendojmë si pjesën më të mirë që Hungaria u dënua me tifozët, në fakt i jep efektin e kundërt. “Sport Ekspres” ka sjellë të gjitha ndeshjet që kjo Kombëtare ka zhvilluar pa tifozë dhe kemi vënë re vetëm rezultate pozitive. Në periudhën e COVID-19, janë marrë këto rezultate: “Hungari-Turqi 2-0. Hungari-Serbi 1-1. Hungari-Island 2-1. Hungari-Rusi 2-3”. Të gjitha këto takime janë zhvilluar pa tifozë dhe shihet se kundërshtari shprehet më mirë pa pasur presionin e tifozëve në stadium.

Gjithashtu në vitet e fundit veçohet edhe fitorja e Hunarisë ndaj Greqisë me shifrat 2-1, kur sërish dënoheshin pa tifozë për shkakun e koreve rac.site që kishin kënduar më herët. Pa harruar edhe ndeshjen e kualifikueseve të Europianit teksa fitonin 1-0 ndaj Azerbajxhanit në 2019, teksa u lejuan vetëm fëmijët në stadium. Pra statistikat janë të frikshme dhe tregojnë efektin e kundërt, Shqipëria nuk e ka të shtruar rrugën në këtë transfertë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *