E çuditshme/ Është përbindësh golash, në Angli shtohen zërat kundër norvegjezit: Manchester City është më mirë pa Haland

Manchester City fitoi me shifrat 4-1 ndaj Liverpulit në ndeshjen e kaluar, atje ku Haland nuk ishte në fushë për shkak të dëmtimit. Pavarësisht se ka shënuar 28 gola në kampionat dhe po kryeson i vetëm, në Angli janë të mendimit se ekipi i Guardiolës është më mirë pa Haland. Kështu u shpreh edhe Garth Crooks, ish-lojtari i Totenham.

“Manchester duket si një ekip më i mirë, më i kompletuar, pa norvegjezin. Kur hyn Haaland, loja është më pak e rrjedhshme dhe shumë më e drejtpërdrejtë, veçanërisht në të tretën e fundit të fushës. Një Manchester City pa Haland në të ardhmen, mund të mos jetë edhe një ide aq e keqe”, tha Crooks.

Disa muaj më parë, një mendim të ngjashëm e kishte shprehur edhe Dietmar Hamann. “City ishte një ekip më i mirë pa Haaland, edhe pse ai shënon mbi 40 gola. Guardiola pëlqen të luajë me lojtarë që pasojnë dhe ndërtojnë veprime. Haaland nuk është aq i mirë në këtë sa Grealish apo Foden”, do të shprehej Hamann. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online