E cilësojnë si një “hile” të anglezëve, gjermanët janë të acaruar që nuk u lejuan të futeshin në “Wembley”

Ndeshja që pritej me padurim për të vendosur Kombëtaren tjetër që do të kalojë në çerekfinalen e Europianit është ajo mes Anglisë dhe Gjermanisë. Përpara kësaj përballje, “armiqtë e lashtë” kanë pasur edhe një moment tjetër përplasje që lidhet me stërvitje në “Ëembley”.

Gjermania nuk e kishte të mundur që të futej në “Ëembley” për t’u stërvitur në mbrëmje dhe për të qenë gati për të luajtur në këtë stadium. Kjo pasi shiu i madh në Londër ka dëmtuar fushën dhe UEFA ka marrë vendimin për ta mbrojtur atë, duke i mohuar Gjermanisë kryerjen e “traditës”. Kjo i ka acaruar së tepërmi gjermanët që e kanë cilësuar si skandaloze heqjen e kësaj mundësie. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *