E bujshme/ Venger tregon se po përgatitet ndryshimi i madh në futboll, do të kemi në çdo vit Europian ose Botëror

Teksa jemi duke shijuar magjinë e spektaklit që ofron kampionati europian, në organizmat më të lartë ndërkombëtar po përgatiten ndryshime rrënjësore për futbollin. Nëse më herët jemi mësuar që të shohim Europianin që zhvillohet njëherë në dy vite dhe Botërori që vjen njëherë në katër vite, struktura pritet që të ndryshojë.

Për herë të parë për shkakun e COVID-19 kemi Europianin dhe Botërorin që pasojnë njëra-tjetrën, ndërsa tani po mendohet që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen në kushtet e zakonshme. Ish-trajneri i Arsenalit dhe aktualisht pjesë e FIFA, Arsene Wenger, mbështet planin për të organizuar Botërorin njëherë në dy vite.

Nëse do të konfirmohet gjithçka dhe do të merret vendimi që plani të vijë në jetë, atëherë kemi organizimin e një turneu të madh ndërkombëtar në çdo vit me hendekun prej dy vitesh mes Botërorit dhe Europianit. E vetmja gjë e sigurt është se deri në vitin 2024 do të qëndrojë ky format, ndërsa më vonë pritet ndryshimi.

Pra mund të kemi Botërorin e 2026 në Amerikë, Meksikë, Kanada, për të vazhduar me Eurpianin e 2027 dhe për rikthyer Botërorin në 2028. Kjo pritet që të jetë struktura e re ndërsa FIFA po studion mundësinë sesa mund ta përballojnë lojtarët një ngarkesë të tillë.

“Kombëtaret mund të luajnë në tetor, të luajnë 7 herë në një muaj dhe më pas të luhen finalet e turnout në qershor. Duam të zvogëlojmë numrin e ndeshjeve, kjo është shumë e rëndësishme”, tha Venger. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online