E bujshme/ UEFA irritohet me futbollin në Itali! Rrezikohet “Championsi” për Juventusin, Lacion dhe Interin

Nga Klaudio Ndreca

Situata e futbollit dhe vazhdimësisë së tij nuk është e qartë as në Itali. Nëse Gjermania do të nisë kampionatin në këtë fundjavë, sa i përket Serisë A janë duke u lejuar aktualisht vetëm stërvitjet individuale.

Por ende nuk ka një takim për të mbërritur në një datë përfundimtare mes Ministrit të Sportit, Spadafora, me zyrtarët e FIGC. Pra rinisja e aktivitetit futbollistit mbetet një engimë e madhe ndërsa po kalojnë edhe ditët, për ta bërë edhe më të vështirë mbylljen e sezonit.

Sipas asaj që raporton “Sky” dhe media të ndryshme italiane, UEFA është irrituar së tepërmi me futbollin në Itali. Kjo pasi këta të fundit bënë edhe një ndryshim në rregullin e protokollit, ndryshe nga të tjerët. “Nëse infektohet vetëm një lojtar, i gjithë ekipi shkon në karantinë”.

Kjo e bën thuajse të pamundur zhvillimin e kampionatit deri në fund, pasi nëse kapet vetëm një rast pozitiv mes lojtarëve, atëherë një skuadër tërhiqet nga gara për 14 ditë të tjera dhe është thuajse e pamundur që të luhet deri në javën e fundit.

Udhëzimet e UEFA-s kanë qenë të qarta se lojtari që do të dalë pozitiv duhet të karantinohet, por jo i gjithë ekipi. Pra do të bëhen tamponat për të gjithë futbollistët dhe ata që do të rezultojnë pozitiv, duhet të jenë për 14 ditë të izoluar.

Italia e ka vendosur që ta zgjidhë ndryshe dhe sipas asaj që raportohet, mund të ngecë te Komisioni i ngritur nga UEFA nëse e mbyllin sezonin në tavolinë. Pra ekipet e Juventusit, Lacios, Interit, Atalantës nuk mund të shkojnë në “Champions League”, por nuk do të kishte as ekipe italiane në “Europa League”. Kjo do të ishte një goditje e dytë për të ardhurat e klubeve pas pandemisë që kalon dhe për këtë arsye po kërkohet një zgjidhje e shpejtë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *