Arlind Ajeti u përfol për një kalim te Tirana gjatë merkatos së janarit. Mbrojtësi shqiptar ishte dëshira kryesore e bardhebluve,por e mbajti si një variant të fundit.
Gjithçka e ka një shpjegim se përse nuk u zyrtarizua, ndërsa jemi në mesin e muajit shkurt. Ajeti është pranë kalimit te Vejle në Danimarkë, që luan në kategorinë e dytë. Atje do të gjejë edhe një tjetër futbollist shqiptar, Ylber Ramadanin, prandaj ambientimi do të jetë më i lehtë. /Sport Ekspres/