Nga mëngjesi i së enjtes nisën thashethemet se në stolin e kombëtares serbe mund të ulet një trajner i huaj dhe tashmë kanë filluar të përmenden emrat e parë. Informacionet nga mediat serbe thonë se kandidati kryesor për të pasuar Stojkovic është bërë trajneri i njohur gjerman Joachim Low.
Disa media kanë shkuar aq larg sa pretendojnë se negociatat mes Federatës Serbe të Futbollit dhe ish-trajnerit të Gjermanisë tashmë kanë filluar dhe se në periudhën e ardhshme pritet një përgjigje zyrtare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/