E BUJSHME/ Tronditje e madhe te Juventusi! Hetim për mashtrim me pagesat e pandemisë, Kristiano Ronaldo dhe Dybala mund të kenë gënjyer gjithë botën

Një tjetër lajm tronditës vjen nga Juventusi. Pas një hetimi të ngritur për tarifat e fryra të transferimeve, tanimë është hapur edhe një çështje e re te bardhezinjtë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtarët dhe menaxherët do të pyeten nga hetuesit për të arritur në një konkluzion.

Tanimë bëhet fjalë për pagesat e dhëna në kohën e pandemisë. Juventusi është shprehur se lojtarët e saj hoqën dorë nga pagesat e tyre për tre muaj, në mënyrë që të mos rëndonin klubin. Por në fakt dyshohet se ka pasur një marrëveshje sekrete nga ana tjetër dhe futbollistët jo vetëm që janë paguar, por kanë përfituar si të ishin në kohë normale.

Nëse kjo konfirmohet, atëherë këta yje të mëdhenj të futbollit dalin hapur në mashtrimin e tyre para gjithë botës. Ky hetim përfshin edhe Cristiano Ronaldon, ndërsa Paolo Dybala është i pari që po pyetet nga hetuesit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *