E bujshme/ Tre ekipe nga Turqia për Kyrian Nwabueze, reagon presidenti Murat Sancak

Ashtu siç edhe pritej në fakt, shpërthimi i madh i Kiryan Nëabueze në Superiore nuk ka kaluar pa vëmendje në Europë. Ndërkohë për Laçin do të jetë një “luftë” e madhe për ta mbajtur gjatë merkatos së dimrit, duke parë që situata në renditje është e mirë dhe me Cungun që kërkon maksimumin e ekipit.

Sirenat e para kanë ardhur nga Turqia, atje ku janë tre skuadra që kanë dalë si emra në media dhe rrjetet sociale që kanë vendosur në radarin e tyre Kiryan Nëabuezen. Bëhet fjalë për Adana Demirspor, Rizespor dhe Altay. Në lidhje me këto zëra, sipas asaj që raporton media turke “Haberads”, ka reaguar edhe presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak: “Ky sulmues nuk ka hyrë kurrë në radarin tonë”. Ndërkohë tani pritet të shihet dhe të qartësohet më tepër qendrimi i dy ekipeve të tjera turke karshi lojtarit të Laçit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online