Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia. Tomas Strakosha është pranë arritjes më të madhe në karrierën e tij si futbollist. Portieri shqiptar la Lazion si një lojtar i lirë për të vijuar karrierën në Premier League. Geoff Peters bën me dije se Manchester United po negociojnë për të arritur marrëveshjen me gardianin 27-vjeçar.
“Manchester United është afër një marrëveshjeje për portierin Thomas Strakosha. 27-vjeçari shqiptar është në dispozicion si transferim i lirë pas largimit nga Lazio. Fulhami ishte i etur dhe u pyet, por në vend të tij ata do të nënshkruajnë Bernd Lenon nga Arsenali”, shkruan në llogarinë e tij në “Tëitter” gazetari dhe komentatori Geoff Peters./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Manchester United are closing in on a deal for goalkeeper Thomas Strakosha. The 27 year old Albanian international is available on a free transfer after leaving Lazio. Fulham were keen and enquired but they’re due to sign Bernd Leno from Arsenal instead #mufc #ffc #epl pic.twitter.com/Xg5P6sqDIZ
— Mr Geoff Peters (@mrgeoffpeters) July 9, 2022