Andrea Pirlo mund të shkaktojë jehonë të madhe sa i përket zgjedhjes për vazhdimin e karrierës si trajner. Figura e shquar e futbollit të Italisë mund të drejtojë Partizanin e Beogradit në Serbi. Megjithëse duket çmenduri në pamje të parë, por sinjalet e para janë dhënë.
Së fundmi Pirlo ishte një vizitë në Beograd ku ngriti serbët në piedestal dhe u shpreh se do ta mbështes në Botëror pas mungesës së Italisë. Sipas tij ky popull i vogël ka prodhuar sportistë të mëdhënj, nga futbollistë e deri te tenistë dhe basketbollist. Ndërkohë “Sport Klub” raporton se Partizani i Beogradit është pranë firmës me Pirlon për 1.5 milionë euro në sezon. /Sport Ekspres/