E bujshme, Starova firmos në Kosovë!

0

Sulejman Starova ka bërë një pushim të shkurtër pas largimit nga Partizani, ka polemizuar pak me të gjithë, përveç presidentit Gaz Demi, ka deklaruar se e ka mbyllur me klubin e kuq dhe tashmë ka gjetur ekip të ri.

Ish-trajneri i kuq, i cili dukej i lidhur përjetësisht me këtë klub, tashmë përfundon në Kosovë, ku sapo ka firmosur për Feronikelin, që ka zyrtarizauar gjithçka në faqen e vet.

Klubi nga Drenasi u nda dje me trajnerin Ismet Munishi dhe ka biseduar me shumë trajnerë, përfshirë Klodian Duron, por sot ka dhuruar surprizën e madhe, duke gjetur marrëveshjen me Starovën.

Trajner ekspert, Starova shton ndjeshëm cilësinë në Superligën e Kosovës, që tashmë duket si Superiorja shqiptare dhe gëzon një interes të jashtëzakonshëm.

Feronikeli është i katërti në Superligë, me 38 pikë, 6 më pak se Drita kryesuese, ndaj shanset për titull janë ende gjallë.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka njoftuar që marrëveshja me Starovën është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e klubit menjëherë. “Nuk kemi kohë për të humbur sepse lufta për titull është intensifikuar. Ne do ta bëjmë të pamundurën që ta çojmë deri në fund synimin tonë dhe ta fitojmë titullin”, njoftoi Ramaj, teksa i uroi mirëseardhje dhe fat trajnerit të ri.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.