Nga Klaudio Ndreca
Një skandal i madh ka ndodhur dhe plasur së fundmi në Itali, për ndeshjen e 2018 mes Interit dhe Juventusit. Pikërisht ndeshja e fituar nga bardhezinjtë dhe që do të afroheshin më tepër me titullin kampion, pas tre pikëshit të marrë pikërisht në këtë përballje.
Vendimet e arbitrit Orsato kanë qenë të kontestueshme nga zikaltërit për një karton të kuq të padhënë drejt Pjaniç. Pas thuajse dy vitesh, ishte ish-prokurori i FIGC që rindezi zjarrin e shuar, Giuseppe Pecoraro, i cili u shpreh se nga të gjitha të dhënat që ka kërkuar nga kjo ndeshje, audio e arbitrit me sistemin e VAR ishte fshirë për rastin e Pjaniç.
Kjo nuk është marrë me humor në Itali, ndërsa ndeshja në fjalë ka përfunduar si çështje në prokurori. Ajo do të hetohet më hollësisht dhe në fazën që jemi, është ende herët për të folur rreth përfundimisht, por dikush ka për të dhënë shpjegime për atë që ka ndodhur. /Sport Ekspres/