UEFA vjen me një vendim shokues për Manchester Cityn. Qeveria e futbollit europian i mohon anglezëve të drejtën për të qenë pjesëmarrës në kompeticionin më prestigjoz për klubet, atë të Champions League. Kjo do të vihet në zbatim që nga sezoni i ardhshëm me UEFA-n që e ka marrë vendimin zyrtar dhe do t’i lërë jashtë “qytetarët” për dy sezone.
Gjithashtu do të ketë edhe një gjobë prej 30 milionë eurosh. Vendimi erdhi si pasojë e parregullsive në fair-play financiar tëbritanikëve, që kanë shkelur gjithashtu rregullat e licensimit të klubeve në UEFA. Kjo pritet të ketë një ndikim shkatërrues në klubin e Manchester Cityt, që mund të humbasë kështu edhe trajnerin Guardiola nga stoli i tyre. Ky i fundit është përfolur për një largim të mundshëm nga qytetarët nisur edhe nga sezoni i dobët që këta të fundit po kalojnë dhe ky vendim duket se do e bëjë të pashmangshëm ndarjen e Cityt me trajnerin spanjoll./Sport Ekspres/