E bujshme/ Rrumbullaku refuzon ofertën rumune

Kukësi ka arkëtuar shuma të majme këtë edicion, si nga pjesëmarrja në Kupat e Europës, ashtu edhe nga shitja e lojtarëve si Guri dhe Bakaj. Të dy sulmuesit ishin pika kyçe në skuadër dhe largimi i tyre ka krijuar boshllëqe te verilindorët.

Gjithsesi, “Sport Ekspres” mëson se blutë mund të kishin humbur një tjetër futbollist që ka spikatur në edicionet e fundit me kuksianët. Bëhet fjalë për mbrojtën Simo Rrumbullaku, i cili ka refuzuar një ofertë të kënaqshme nga kampionati rumun. Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije se në adresë të mbrojtësit ka ardhur një ofertë zyrtare, saktësisht nga skuadra Poli Iashi. Bëhet fjalë për skuadrën ku deri pak kohë më parë është aktivizuar dhe futbollisti i përfaqësues shqiptare Kamer Qaka. Poli Iashi është një skuadër e cila ka si synim zonën europiane dhe në edicionin e fundit ka arritur që të renditej në vendin e gjashtë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se lojtarit i është ofruar një pagë prej 5000 mijë eurosh neto, megjithatë kjo ofertë është refuzuar nga lojtari në fjalë, kjo edhe për faktin se skuadra ndodhet në një moment delikat dhe kërkon që të përqendrohet tek takimet me Karabakun. Po ashtu, synimet e 26-vjeçarit janë që të arrijë një tjetër kampionat më të madh. Gjithsesi, lojtari do të ulet me drejtuesit pas Europe për të diskutuar mbi të ardhmen e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *