Në mes të shumë lojtarëve të ftuar nga Reja, ai që ka bërë më shumë habi ka qenë Kevin Haveri. Ky i fundit luante me një ekip jo të nivelit të lartë në Itali dhe nuk njihej nga tifozët shqiptarë.
Por futbollisti e ka bërë shpejt hapin e madh. Tashmë Kevin Haveri mund të quhet zyrtarisht lojtari i Torinos, diskutimi i vetëm është nëse do të kalojë direkt në këtë ekip apo skuadra e Serisë A do ta lërë si huazim te Rimini deri në fund të sezonit.
“Kam një takim me Torinon në janar për të përcaktuar marrëveshjen e transferimit”, tha drejtori sportiv i Riminit, Andrea Maniero, duke e quajtur të mbyllur kalimin e Haverit. Lojtari 21-vjeçar do të nënshkruajë për Torinon deri në vitin 2026, por ka gjasa që të lihet si huazim nga ekipi i Serisë A deri në fund të sezonit te Rimini. /Sport Ekspres/