E bujshme/ Plas skandali para nisjes së Botërorit! Ia nxjerr Gabriel Barbosa nga inati, trajneri i Brazilit detyronte lojtarët të shtireshin si të dëmtuar në klube

 

Një skandal të vërtetë para fillimit të Kupës së Botës në Katar ka shkaktuar trajneri i Brazilit, Adenor Leonardo Bacchi, i njohur si Tite. Ai urdhëroi futbollistët që synon t’i ftojë në Kombëtare të falsifikojnë dëmtime për të shmangur ndeshjet e mbetura të klubeve para Botërorit, por në fund ky skandal u zbardh. Tite dëshiron të ketë lojtarët më të mirë në dispozicion në Kupën e Botës në Katar. Për shkak të kësaj, ai urdhëroi disa prej tyre që të falsifikojnë dëmtime dhe të mos luajnë për klubet në ndeshjet e mbetura para se t’i bashkohen Kombëtares.

Këtë lajm e ka bërë të ditur sot “Globo”, dhe burimi i tyre është sulmuesi i njohur Gabriel Barbosa, që nuk do të shkojë në Botëror. Nga inati, lojtari ka nxjerrë gjithçka në media: “Tite ka kërkuar që lojtarët të falsifikojnë dëmtimet e tyre për të shmangur paraqitjet për klubin në periudhën e ardhshme. Gabigol e pyeti Titen se çfarë lloj dëmtimi duhet të falsifikojë. Më pas Tite i tha se nuk kishte nevojë të falsifikonte asgjë sepse nuk do ta çonte në Kupën e Botës”, thuhet në këtë artikull. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *