Taulant Xhaka nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares Shqiptare. Mesfushori i Baselit ka refuzuar për herë të pestë ftesën e trajnerit Reja duke mos pranuar që të jap kontributin e tij. Stafi ynë vendosi që të thërras sërish këtë lojtar për përballjet e shtatorit, por përgjigja e ardhur ka qenë negative. Nga ana tjetër Shqipëria ka vendosur që të mos e ketë më në monitorim pas kësaj sjellje sipas asaj që raporton ekskluzivisht “Ora News”.
Futbollisti në fjalë do të shndërrohej në idhullin e tifozëve shqiptarë pas kualifikimit në Europian. Luani do të ishte nofka e tij, por në këtë rast ngjason me një “pitbull” që shkallon me kalimin e moshës dhe kafshon të zotin e tij. Të refuzosh Shqipërinë pas shumë deklarata të dashurisë dhe kontributi që ke dhënë me fanellën, me siguri që Taulant Xhaka ka fituar urrejtjen e tifozëve me veprimet e tij. /Sport Ekspres/