E bujshme/ Partizani kërkon t’ia rrëmbejë Tiranës, provojnë Taulant Seferin me ndihmën e FIFA-s

FIFA ka bllokuar merkaton e Tiranës në një moment tërësisht të papritur për bardheblutë. Surpriza ishte premtuar në janar dhe menjëherë pas fillimit të vitit 2021 do të zyrtarizohej sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi. Kampionët e Superiores do ta zyrtarizonin arritjen e marrëveshjes në faqen e tyre në “Facebook”. Por bllokimi i merkatos nuk i lejon Tiranës që Seferi të luajë për ta, deri në momentin që do të zgjidhet çështja.

“Supersport” ka raportuar se Partizani po bën gjithçka që të përfitojë nga kjo situatë. Të kuqtë kanë nisur tratativat për të afruar Seferin në ekip dhe kërkojnë të njëjtën formulë si Tirana, për ta pasur në huazim nga Young Boysi deri në fundin e sezonit, ndërsa pagesa e lojtarit do të ndahet përgjysmë së bashku me skuadrën zvicerane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *