Shqipëria ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Islandës. Kuqezinjtë e kanë pësuar sërish në minutat e fundit, pavarësisht rasteve të pafundme që janë shpërdoruar. Ndërkohë në fundin e takimit, lojtarët kanë shkuar që të duartrokasin tifozët, por këta të fundit nuk i kanë pranuar dhe janë kthyer me vërshëllima. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:
Sokol Cikalleshi: “Është një moment jo, ky goli ishte i fundit ishte shkatërrimtar. Kjo situatë duhet të ndryshojë. Nëse duhet të ndryshojë Cikalleshi, unë jam gati të marrë përgjegjësitë e mia. Kam përgjegjësi si kapiten i ekipit që isha sot. Sëmundja e vjetër vazhdon me pësimin e golave në fund. Do të ishte një fitore morale sot. Duhet të marrim përgjegjësinë, nuk mund të vazhdohet kështu”.
Myrto Uzuni: “Nuk e kuptoj se çfarë është ky fat që po na ndjek në minutat e fundit. Duhej ta mbyllnim me një gol të dytë. Ky fat i keq po na ndjek, duhej të fitonim për Kombëtaren. Nuk ndihemi mirë nga vërshëllimat, tifozët kanë të drejtë”.