E bujshme/ Olainkën e kërkojnë në Bundesligë, Skënderbeu shpreson të mbushë arkat

Një lajm i bujshëm vjen nga Gjermania. “Kicker” zbulon se Peter Olainka është në lsitën e dëshirave të Bajer Leverkusenit. “Aspirinat” po kërkojnë sulmues anësor dhe nigeriani është një nga alternativat e mundshme, së bashku me Sulemana të Nordsjaelland. Ish-futbollisti i Bylisit dhe Skënderbeut në Superligën shqiptare po zhvillon paraqitje mjaft të mira me Slavian e Pragës, duke lënë gjurmë edhe në Kupat e Europës me skuadrën çeke. Madje këtë sezon në Europa League është përballur edhe me gjermanët e Leverkusenit, të cilëve arriti edhe t’u shënonte një gol.

Ndërkohë drejtuesit e Slavias së Pragës nuk dëshirojnë ta lëshojnë aq lehtë nga duart 25-vjeçarin, teksa kërkojnë një shifër prej 10 milionë eurosh, që përkon me 3-fishin e asaj që arkëtuan për ta sjellë në kryeqytetin e Çekisë. Nëse ky transferim përmbushet do të ishte një lajm i mirë edhe për Skënderbeun, që zotëron ende një pjesë të kartonit të tij dhe mund të mbushë kështu arkat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *