Nëse për Xhakomo Vrionin nuk do të ketë mundësi te Juventusi, me golat e shënuara te Tirol, sulmuesi i ka krijuar vetes interesime nga shumë klube.
Sé fundmi është Beshiktash që ka shprehur interesim për Vrionin dhe e ka ndjekur nga afër. Sipas mediave turke, skuadra e njohur ka kërkuar fillimisht lojtarin e Sociedad, Sorloth.
Nga pamundésia për té finalizuar transferimin, drejtuesit e klubit kanë pyetur trajnerin e Beshiktash, Ismael: “A nuk ka sulmues tjetër si norvegjezi?”.
Në këtë moment trajneri ka dhënë emrin e Xhakomo Vrionit. Drejtuesit e skuadrës e kanë parë nga afër sulmuesin dhe kané pasur përshtypje të mira për të. Mbetet të shihet se çfarë do të vendoset për të ardhmen e Vrionit. /Sport Ekspres/