E bujshme/ Nuk i njohu njeri, presidenti i PSG bëri pushimet në Shqipëri

Shqipëria po shndërrohet gjithmonë e më tepër në një atraksion për turistët nisur nga bukuritë e shumta natyrore që ka vendi ynë dhe pastrimi i imazhit, ndryshe nga e kaluara. Personazhe të njohura kanë qenë për pushime në korrik në vendin tonë dhe nuk janë njohur nga askush, edhe për meritë të thjeshtësisë së tyre.

Bëhet fjalë për presidentin e PSG, Naser Al Khalif që ka qëndruar për 6 ditë. Sheiku i klubit më të pasur në botë ishte në shoqërinë e Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Eksperti i turizmit, Auron Tare, u shpreh se personat në fjalë kanë përshkruar me jaht gjithë vijën bregdetare shqiptare dhe kanë ndaluar në Përmet për kishën e Leusës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *