Shumë është përfolur për kalimin e Nedim Bajramit te Fiorentina, por deri tani asgjë nuk është bërë konkrete në këtë çështje. Së fundmi kjo skuadër ka shprehur interesimin dhe kërkon transferimin e mbrojtësit të Shqipërisë, Ardian Ismajli.
I gjithë problemi qëndron te Empoli. Këta të fundit janë duke parë situatën pasi e kanë programuar Ismajlin si pjesë të rëndësishme për projektin e këtyre në këtë sezon. Për këtë arsye shifra e ofruar nga Fiorentina duhet të jetë më shumë se tunduese për të lënë të lirë lojtarin e Kombëtares. /Sport Ekspres/