Jahmir Hyka duket se ka vendosur për të ardhmen e tij. Lojtari që ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare është shumë pranë rikthimit në Superiore, por jo me Tiranën. Sipas raportimit të “Newsport”, Hyka ka biseduar me drejtuesit e Teutës dhe mungon vetëm firma në kontratë.
Të gjitha gjasat janë që Hykën ta shohim me kampionët e Superiores në vazhdimësi, për të rritur cilësinë e tyre të organikës. Kjo do të ishte dhurata më e madhe për Renato Arapin që ka marrë sërish detyrën e re të trajnerit te Teuta. /Sport Ekspres/