Vedat Muriqi është sulmuesi shqiptar më i mirë i momentit. Golat te Fenerbaçe janë ndjekur edhe nga ato te Kosova, për të treguar gjithë aftësinë dhe kualitetin që zotëron. Ish-presidenti i Giresunspor, Mustafa Temel Bozbag, do të ishte njeriu që e mori Muriqin nga Teuta.
Së fundmi për mediat turke, ka zbuluar edhe se sulmuesi i Kosovës ishte shumë pranë përfaqësimit të Turqisë. Madje do t’i lutej personalisht, që të mos zgjidhte asnjë Kombëtare tjetër.
“I jam lumtur që të luajë për Kombëtaren tonë. Kam folur me të gjithë, por nuk më kanë kthyer përgjigje. Muriqi e kishte pasaportën turke. Unë nuk i njoh shumë detajet sesi punohet te Kombëtarja. Unë jam mahnitur me të. E ka ndjekur edhe trajneri i Turqisë U-21 asokohe, Abdullah Ercan, për ta parë në një ndeshje dhe i pëlqeu. Por sulmuesi tha se procedurat po hasnin shumë probleme dhe nuk po zgjidheshin, kështu që pranoi ftesën e Kosovës”, ka thënë Mustafa Temel Bozbag. /Sport Ekspres/