Një raportim i bujshëm vjen nga Barcelona atje ku Gerard Pike ka hedhur kandidaturën për të qenë presidenti i katalanasve. Mbrojtësi është duke u rikuperuar nga një dëmtim në gju, por kjo nuk do të thotë se Pike do të lërë karrierën e tij si futbollist.
Ajo që kërkohet është ndryshimi i statutit për të lejuar lojtarin aktiv që të kandidojë për president. Mbetet të shihet sesi do të vazhdojnë procedurat, por nëse gjithçka do të mbyllej me sukses, atëherë i plotfuqishmi Mesi do t’i hapte rrugën Pikes. /Sport Ekspres/