E bujshme/ Nga Ferencvarosi te Sherif Tiraspoli, Tirana e Shehit njeh kundërshtarët e mundshëm për turin e parë të Champions League

Më 14 qershor do të hidhet shorti i çifteve për turin e parë të kualifikueseve të Champions League. Këtë herë Shqipërinë do ta përfaqësojë Tirana, ndërsa në sezonin e shkuar ishte Teuta. Bardheblutë do të kenë mundësi fantastike për ta avancuar më tej drejt suksesit nëse do të eliminojnë kundërshtarin e parë në Champions League. Por ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë. Tashmë janë mësuar edhe ekipet që janë kundërshtarët potencial për bardheblutë që drejtohen nga Orges Shehi, që janë të vendosur si jo favoritë për shkakun e koeficentit të ulët. Tirana nuk mund të ndeshet me ekipet më të dobëta që vijnë nga Mali i Zi, Ishujt Faroe, Malta, Letonia apo Armenia. Gjithashtu Tirana nuk mund të përballet as me Ballkanin e Ilir Dajës apo Shkupin e Maqedonisë së Veriut.

Kundërshtari i parë i Tiranës do të jetë jo pak i vështirë për t’u kaluar teksa shohim kampionët e Suedisë, Rumanisë, Hungarisë, Moldavisë dhe Sllovakisë. Ish-ekipi i Myrto Uzunit, Ferencvaros, Sherif Tiraspoli, Slovan Brastilava apo Malmo, janë emrat që duhen evituar me çdo kusht në shortin që do të hidhet në datën 14 qershor, ndërsa ndeshjet e para do të zhvillohet në 5-6 korrik, ndërsa ato të kthimit në 12-13 korrik. Kjo listë e gjatë do të marrë një reduktim tjetër në ditët në vijim për t’u përqendruar më shumë në kundërshtarin e parë të Tiranës, por gjithsesi shërben për të kuptuar situatën. /Sport Ekspres/

Karabakh Agdam (Azerbaijan)

Malmö FF (Sweden)

?udogorec Razgrad (Bulgaria)

Sheriff Tiraspol (Moldova)

CFR Cluj (Romania)

Bodø / Glimt (Norway)

Ferencváros (Hungary)

Maribor (Slovenia)

Slovan Bratislava (Slovakia)

HJK (Finland)

The New Saints (Wales)

F91 Dudelange (Luxembourg)

Žalgiris (Lithuania)

Lincoln Red Imps (Gibraltar)

Shamrock Rovers (Ireland)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *