E bujshme/ Në Suedi e bëjnë si fakt të kryer, Jasir Asani do të kthehet te Partizani

Nga Klaudio Ndreca

Jasir Asanit nuk i ka buzëqeshur aspak fati në Suedi. Një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme në Superiore, që bënte gjithmonë diferencën do të niste aventurën e re te AIK. Madje me këtë kalim priste që të arrinte edhe në Kombëtaren e Shqipërisë.

Teksa po niste të tregonte aftësitë e tij me AIK, ra edhe pandemia e Koronavirusit. Kjo e bllokoi Asanin ashtu si edhe çdo lojtar tjetër në Europë për të dalë në fushën e lojës. Por rasti i futbollistit shqiptar është disi më i veçantë, pasi u largua nga Partizani si huazim me të drejtë blerje.

Ndërkohë “Sport Expressen” në Suedi e bën si fakt të kryer se Jasir Asani do të rikthehet te Partizani, pasi klubi i AIK nuk do e blejë kartonin e tij. Kjo për shkak se kur u transferua në merkato, kjo lëvizje erdhi pasi AIK-ut iu dëmtua Nabil Bahoui, që ka përfituar edhe nga këto “pushime”, për t’u rikthyer me skuadrën.

Në këto kushte klubi suedez nuk mund të bëj mbingarkesa të mëdha të lojtarëve në të njëjtin pozicion, sidomos në këtë kohë krize të Koronavirusit. Gjithsesi pritet që Asani të rikthehet përkohësisht te Partizani, pasi dëshira e vetë lojtarit është që të bëj hapin e madh jashtë Shqipërisë, që nuk rezultoi të ishte në Suedi me AIK. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online