Roma është në lu.ftë me kohën për të gjetur një mesfushor të ri në merkato. Vajnaldum u dëmtua që në fillim të sezonit dhe do të mungojë për 4 muaj. Për këtë arsye verdhekuqtë kërkojnë me ngulm zëvendësuesin e tij. Murinjo dëshiron të sjellë në kryeqytet lojtarin e Interit, Galiardinin.
Në krahun tjetër, Marota përgjigjet me një emër, atë të Marash Kumbullës. Zikaltrit janë të gatshëm pranojnë largimin e Galiardinit drejt Romës, por si shkëmbim kërkojnë mbrojtësin shqiptar. Shkrinjar është drejt largimit dhe Inzagi prej kohësh po kërkon një mbrojtës.
Por ky repart i ka numrat të kufizuar edhe te Roma, prandaj arritja e marrëveshjes pritet të jetë e vështirë. Drejtori sportiv i kryeqytetasve mund të japë dritën jeshile në rast se përpos Galiardinit, Interi ofron edhe para për Marash Kumbullën. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/