Milani ka hyrë në garë jo vetëm për të marrë Nedim Bajramin, por edhe për Kristjan Asllanin. Mesfushori 19-vjeçar ka shkëlqyer në ndeshjen e Empolit kundër kuqezinjëve, teksa po luan si veteran në Serinë A dhe po e nis gjithmonë nga minuta e parë.
Sipas raportimit të “Sportitalia”, te Milani janë futur në garë dhe po e mposhtin rivalitetin me Interin, që është gjithashtu i interesuar. Por vlera e kartonit të Asllanit po merr rritje të konsiderueshme, si Armando Broja, teksa vlerësohet të paktën 10 milionë euro. /Sport Ekspres/