Një ndryshim i ri pritet që të trondis botën e futbollit. Një nga emrat më të lakuara të arbitrave ka qenë edhe Mark Clattenburg. Ky i fundit tregon se FIFA po mendon të bëjë një ndryshim të madh që do t’i japi fund zvarritjes së kohës dhe ndeshjet do të jenë më dinamike, pra më interesante.
“Trajnerët më kanë gjithçka pas ndeshjes vetëm sepse unë shtoja dy minuta, jo tre. Lojtarët protestonin dhe tifozët më ofendonin. Sikur ato 60 sekonda më tepër do t’i ndihmonin për të arritur rezultatin që ata donin. Skuadra që po fiton do sa më pak dhe ekipi që humb sa më shumë, kjo ishte situata. Mendoj se e gjitha kjo e ka një zgjedhje dhe është ndeshja 60 minuta me ndërprerje kohore.
Kjo ide po shqyrtohet nga Pierluigi Colini, FIFA dhe IFAB. Funksionon në basketboll, pse jo edhe në futboll. Koha do të ndalojë kur topi largohet nga fusha ose kur ka një dëmtim. Gjithashtu koha ndalon kur gjyqtari jep një karton të verdhë dhe kur paralajmëron dikë për ndëshkim. Në këtë mënyrë ndeshja do të zgjasi po njësoj dhe nuk do të ketë më polemika”, tha Clattenburg. /Sport Ekspres/