UEFA inspekton “Kukës Arena”, stadiumi përmbush kushtet për kategorinë e tretë

Stadiumi “Kukës Arena” është vizituar sot nga zyrtarë të UEFA-s dhe FSHF-së në kuadër të procesit licencimit të impiantit më të ri dhe modern të futbollit shqiptar. Para kësaj vizite FSHF kishte plotësuar të gjithë dokumentacionin e duhur dhe kishte informuar UEFA-në për të gjitha kriteret që përmbush aktualisht stadiumi i Kukësit. Nga qeveria e futbollit europian i dërguari për këtë vizitë inspektuese ishte Dane Jost, i cili është inspektor i sigurisë së stadiumeve në UEFA, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe drejtues të kubit të Kukësit.

Zyrtari i UEFA-s u shfaq i kënaqur nga niveli dhe facilitetet që ofron stadiumi, që sipas projeksioneve për nga kriteret që përmbush pritet të jetë i kategorisë 3 të UEFA-s. Inspektori i UEFA-s ka lënë disa detyra për t’u përmbushur në mënyrë që stadiumi të arrijë këtë kategori, ndërkohë që bëhen fjalë për ndryshime lehtësisht të realizueshme në një kohë shumë të shpejtë. Me plotësimin e kritereve pritet që “Kukës Arena” të licencohet nga UEFA për të pritur edhe ndeshje të rëndësishme të kompeticioneve ndërkombëtare, qoftë në nivel klubesh, qoftë në nivel ekipesh kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online